Ballina Politika Kryebashkiaku i Shijakut Arbana: Gratë do vazhdojnë të kenë mbështetjen time. 70...

Kryebashkiaku i Shijakut Arbana: Gratë do vazhdojnë të kenë mbështetjen time. 70 % e administratës janë vajza dhe gra

114
0
Kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana ka deklaruar se gratë kanë dhe do të vazhdojnë të kenë mbështetjen time. Në bashkinë Shijak mbi 70% e administratës janë gra dhe vajza. Ai e ka bërë këtë deklarim në një takim me Forumin e Gruas Socialiste në Shijak.
Arbana ka reaguar lidhur me këtë takim
Shijaku ndrez motorët për zgjedhjet e 2025, pikërisht me gratë e PS-së.
Së bashku me Znj.Evis Kushi, deputete dhe njëkohësisht Sekretare e Gruas në PS, Znj. Milva Ekonomi, deputete dhe Sekretare e Programit të Partisë Socialiste, me deputetin Z.Ilir Ndraxhi, kryetarin e PS Shijak Z.Fatmir Koçi, kryetaren e gruas në PS Shijak, Znj.Shpresa Domi realizuam një takim me të pranishme gra dhe vajza që janë pjesë e familjes së madhe politike të Partisë Socialiste.
Gratë kanë dhe do të vazhdojnë të kenë mbështetjen time. Në bashkinë Shijak mbi 70% e administratës janë gra dhe vajza.
Ne synojmë të nxisim angazhimin dhe kontributin e tyre në komunitetin ku jetojnë dhe do të vijojmë të ftojmë sa më shumë gra të bëhen pjesë e Partisë Socialiste.