Ballina Ekonomia Sa leje ndërtimi u dhanë për hotele në vitin 2024? Numri paraqitet...

Sa leje ndërtimi u dhanë për hotele në vitin 2024? Numri paraqitet më rënie, por sipërfaqja u rrit me 22% në një vit

34
0

Të dhënat mbi lejet e ndërtimit për vitin 2024 treguan se edhe pse numri i tyre paraqitej me rënie, vlera e parashikuar dhe sipërfaqa e miratuar ishin me rritje, krahasuar me vitin 2023.

‘Scan Intel’ këtë herë është ndalur tek lejet për ndërtime hotelesh ose ndërtesa të ngjashme, për të parë se si ka ndryshuar në harkun e një viti lejet dhe sipërfaqja e miratuar. Shifrat flasin për rreth 50 leje ndërtimi në vitin 2024 për hotele dhe ndërtime të këtij lloji. Krahasuar me vitin 2023, kur regjistroheshin 59 leje ndërtimi, shifra duket më e ulët.

Duket se pas një periudhe të gjatë të ndërtimit intensiv, tregu i hotelerisë është ngopur dhe kërkesa për hotele të reja ka rënë. Megjithatë, të dhënat për sipërfaqjen flasin për rritje, krahasuar me vitin 2023.

Referuar shifrave zyrtare, sipërfaqja e miratuar për leje ndërtimi për hotele dhe ndërtime të ngjashme vlerësohet në 100 mijë metra katrorë, nga 82 mijë metra që ishin në vitin 2023, duke u rritur me 22%.

Vetëm në tremujorin e katërt të vitit të kaluar u dhanë 20 leje ndërtimi për hotele me sipërfaqje rreth 32 mijë metra katrorë dhe me vlerë rreth 1.2 miliardë lekë.

Ndëkohë, për të gjithë vitin, vlera e lejevë të ndërtimit për hotele dhe ndërtime të këtij lloji u vlerësua në 4.5 miliardë lekë.

Nëse marrin në analizë këto tregues për 10-të vitet e fundit shohim se numri më i madh i lejeve të dhëna për këtë lloj ndërtimi regjistrohet në vitin 2018-të dhe në vitin 2019-të, ndërkohë për sipërfaqjen mban rekord viti 2019-të, me rreth 419 mijë metra katrorë./SCAN