Ballina Lifestyle Pas ndarjes nga e dashura angleze, Armando Broja çon partneren e re...

Pas ndarjes nga e dashura angleze, Armando Broja çon partneren e re në shtëpi! Historia e dashurisë në distancë e futbollistit të Kombëtares me vajzën nga Përmeti

36
0

Ditë të mira po kalon ylli shqiptar i futbollit, Armando Broja. Vetëm pak ditë më parë, ai është rikthyer sërish në stërvitje pas dëmtimit që pati ku dhe pritet aktivizimi i tij me Evertonin. Por teksa ishte i shkëputur nga fusha e blertë, Broja e shfrytëzoi kohën për të shijuar dashurinë e tij me Sindin.

Ishte pikërisht Shën Valentini, kur ai publikoi foto në rrjetet e tij sociale me të dashurën e re. E kaq mjaftoi që të zbulohej se kush është vajza që i kishte rrëmbyer zemrën futbollistit të dashur. Një vajzë shqiptare nga Përmeti, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se është fatlumja në krah të yllit shqiptar.

E panjohur deri më tani për publikun, Sindi ka vendosur të jetë larg vëmendjes së rrjeteve sociale dhe ka vetëm një profil privat me shumë pak ndjekës në Instagram. Çifti duket se është njohur nga udhëtimet që kanë pasur, ku miqtë të përbashkët kanë bërë bashkë këtë dyshe. Mesa duket Sindi, preferon që ta mbajë profilin e saj sa më privat, duke mos dashur që të jetë pjesë e mediave.

Edhe pse çifti duket në fillim të një historie, tashmë historia është formalizuar dhe dyshja mund të publikojë foto në profilet e tyre, ku dhe fansat të njihen me statusin e ri mes tyre. Por duket se ylli i Kombëtares e ka serioze këtë lidhje, pasi e ka çuar tanimë edhe në shtëpinë e tij.

Shën Valentinin dyshja e festoi në Angli, ku pas kohës që kishin me njëri-tjetrit kanë takuar edhe familjarë të Armandos. Si një vajzë që është larg fokusit mediatik, Sindi ka preferuar që mos të ndajë asgjë në rrjetet e saj sociale, duke u përpjekur që të jetë sa më private.

Por natyrisht që kjo lidhje është bërë tashmë formale edhe për familjarët e të dyja familjeve, edhe pse është ende herët që të flitet për një hap tjetër të çiftit të ri. Duke qenë se është një histori në distancë, mbetet për t’u parë sesi do të vijojë raporti mes dy të rinjve.

Ajo që dimë me siguri është fakti se për pak muaj që kanë së bashku, çifti është më i dashuruar se kurrë. Tashmë që Broja do të rikthehet në fushën e blertë, do të jetë Sindi ajo që do të udhëtojë më shpesh në Angli për të qenë pranë të dashurit, pse për ta mbështetur edhe në fushën e blertë.

Armando Broja dhe ish e dashura, Jade Alyssa Wills

Futbollisti Armando Broja, i cili luan për Kombëtaren Shqiptare, prej disa muajsh i ka dhënë fund romancës së tij me blogeren Jade Alyssa Wills. Blogerja ka festuar së fundmi 25-vjetorin e saj, mirëpo ajo që ra në sy ishte urimi që motra e futbollistit Jaycie Broja, i bëri ish-kunatës së saj. Edhe pse Jade është ndarë nga sulmuesi i Kombëtares, sërish Jayice e konsideron motrën e saj këtë të fundit.

“Gëzuar ditëlindjen motra ime! Kalofsh sa më bukur”, shkruhej në postimin i cili shkaktoi mjaft reagime.

Perveç lidhjes së veçantë me motrën e ish- partnerit, Jade ndjek në Instagram dhe familjarët e tij përfshirë këtu nënë dhe babin e futbollistit. Edhe pse shkak për ndarjen e tyre u përfol se u bë tradhtia nga ana e Jade duket se raporti me familjaret e tij i ka te mira.

Pas një periudhe të trazuar në karrierën sportive dhe një ndarjeje me influenceren britanike Jade Alyssa Wills, sulmuesi shqiptar duket se ka gjetur një ekuilibër të ri — dhe këtë herë, ajo vjen nga rrënjët e tij. Kujtojmë që disa muaj më parë, “Panorama” zbuloi se Armando Broja i kishte dhënë fund lidhjes së tij me blogeren Xhej Alisa Uills.

Çifti, i cili prej gati 1 viti ishin në një lidhje të konsoliduar, duket se i kanë dhënë fund, duke ndarë rrugët përgjithmonë. Dukej se dyshja kishte një lidhje të konsoliduar dhe gjithçka po shkonte më së miri. Madje, përgjatë Kampionatit Europian, Xhej ishte tifozja më e zjarrtë e Kombëtares sonë. Blogerja angleze në ditët kur luajti kombëtarja jonë postonte në rrjetet sociale foto me fanellën kuq e zi.