PSG ka vendosur “një dorë” te titulli kampion në Ligue I të Francës. Skuadra e Luis Enriques fitoi 1-4 kundër Rennes për raundin e 25-të në kampionat dhe prin me +16 pikë nga ndjekësit e Marseille.
Parisienët kalua në epërsi me golin e Barcola në minutën e 27-të, para se Ramos të dyfishonte në pjesën e dytë. Rennes shkurtoi shifrat me Brassier, ndërsa fundi ishte i zjarrtë.
Ousmane Dembele në shtesën e parë dhe të katërt shënoi dopietë për PSG dhe e dërgoi rezultatin në 1-4. Kështu, PSG ngjitet në kuotën e 65 pikëve për vendin e parë, ndërsa Rennes me 29 pikë mbetet në vendin e 11-të