Ballina Lifestyle Stilistja Ellen Hodakova Larsson shfaqet për herë të parë në javën e...

Stilistja Ellen Hodakova Larsson shfaqet për herë të parë në javën e modës në Paris

20
0

Në Javën e Modës në Paris, Ellen Hodakova Larsson prezantoi shfaqjen e saj të parë të madhe që nga marrka e çmimit të LVMH 2024.

Senzacioni suedez e ka marrë vëmendjen e të gjithëve në shpejtësi me idetë e saj për riciklimin e rrobave dhe gjësendeve.

E quajtur Greta Thunberg e modës, kjo grua e re që studioi për artet e bukura dhe skulpturën në Shkollën Suedeze të Tekstileve, po ofron një zgjidhje për gjërat që gjuhen e nuk përdoren më dhe po tërheq rreth vetes një numër të madh të mbështetësve të saj.

Punës së saj tashmë i besuan edhe një mori yjesh të Hollivudit përfshirë, Cate Blanchett, Blackpink Rose, Julia Fox dhe Kylie Jenner.

“Dëshira për të kuptuar komunikimin dhe për të bërë pyetje është shumë e rrënjosur tek unë,” ka thënë Larsson.