Ballina Kuriozitete Shkencëtarët zbulojnë “Super-Tokën”, një planet 20 vite dritë larg

Shkencëtarët zbulojnë “Super-Tokën”, një planet 20 vite dritë larg

14
0

Shkencëtarët duke kërkuar për planetë që mund të mbështesin jetën dhe kanë zbuluar një që ata besojnë se ka ujë dhe është jashtëzakonisht i ngjashëm me Tokën.

Ky planet ndodhet “vetëm” 20 vite dritë nga Toka dhe rrotullohet rreth një ylli që i ngjan Diellit, është publikuar në revistën Astronomy and Astrophysics.

Ndoshta ka një atmosferë të ngjashme me tonën dhe është një “SuperTokë” e quajtur HD 20794.

Ai përfundoi një orbitë rreth yllit të tij në 647 ditë, që do të thotë se ka një probabilitet të lartë që ai të përmbajë ujë.

Zbulimi u konfirmua nga Instituti i Astrofizikës së Ishujve Kanarie (IAC) dhe Universiteti i La Laguna (ULL).

“Super-Toka” ndodhet në zonën e banueshme të yllit të saj HD 20794.

Zbulimi u njoftua pas 20 vitesh vëzhgimi.

Kërkimi i planetëve në zonat e banueshme të yjeve të ngjashëm me Diellin është thelbësor për të kuptuar potencialin e jetës përtej Tokës.

Ai gjithashtu i ndihmon shkencëtarët të eksplorojnë kushte të ngjashme me ato që lejuan zhvillimin e jetës në planetin tonë.

HD 20794, një yll pak më i vogël se Dielli dhe vetëm 20 vite dritë larg, ka qenë prej kohësh një temë me interes për shkencëtarët.

Ky zbulim i fundit shënon planetin e tretë të identifikuar në sistemin e tij, pas konfirmimit të dy “Super-Tokave” të tjerë më shumë se një dekadë më parë.