Ballina Lifestyle Hailey Bieber pëlqeu një video tallëse të Selena Gomez, rrjeti po “vlon”...

Hailey Bieber pëlqeu një video tallëse të Selena Gomez, rrjeti po “vlon” duke e kritikuar

11
0

Rrjeti po “vlon” nga diskutimet, pasi Hailey Bieber pëlqeu një video në TikTok, përmes secilës një përdoruese “tallej” me një set fotografik që kishte realizuar Selena Gomez dhe i fejuari i saj Benny Blanco.

Këtë e bëri të ditur krijuesja e videos e cila kishte publikuar videon derisa ndau edhe një ‘srenshoot’ të postimit të pëlqyer nga llogaria e verifikuar e themelueses së Rhode.

Përdoruesja me llogarinë @courtneypresto e kishte bërë postimin më 14 shkurt.

Në këtë postim, ajo e kishte përqeshur Selenën për setin fotografik, megjithatë, vlogerja pohon se ishte edhe më e rëndë që Hailey e kishte pëlqyer videon.

Sidoqoftë, ajo beson se ky veprim i modeles e konfirmon se rivaliteti i tyre është ende i qartë.

Përdoruesit në rrjetet sociale më pas i kanë reaguar ashpër Hailey-t, duke e kritikuar.