Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me personazhet shqiptarë apo të huaj që po i dalin në krah kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, të cilët të gjithë po dalin të akuzuar, të hetuar apo dënuar për korrupsion.
I tillë është edhe rasti më i fundit që i ka dalë në krah Veliajt, deputeti italian, Luciano D’Alfonso, i cili është në hetim për korrupsion.
‘Nuk mund të ndodhë ndryshe. Kush del në krah të Velinës, shqiptar apo i huaj, sa ta kërkosh në internet, këtë rezultat gjen; i korruptuar’, shkruan Paloka në Facebook.