Ballina Kosovë Admirali Dragone në Kosovë: KFOR do të ruajë paqen dhe stabilitetin

Admirali Dragone në Kosovë: KFOR do të ruajë paqen dhe stabilitetin

23
0

KFOR-i siguron një mjedis të sigurt duke nxitur një Kosovë multietnike dhe demokratike, tha admirali Giuseppe Cavo Dragone i cili qëndroi dje në Prishtinë bashkë me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Giuseppe Cavo Dragone, i cili është kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s, e lavdëroi “përkushtimin e palëkundur të të gjithë personelit të KFOR-it, i cili vazhdon të ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë që nga viti 1999”, transmeton KosovaPress.

“Vlerësim i veçantë për Ekipin Ndërlidhës dhe Këshillues të NATO-s, tani të udhëhequr nga gjenerali Christian Naërat, për rolin e tyre kryesor në këshillimin dhe mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke rritur stabilitetin rajonal”, shkroi në X admirali Giuseppe Cavo Dragone.

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë më 11 mars, Mark Rutte tha NATO mbështet paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Prania sot këtu është një demonstrim i qartë i përkushtimit për siguri afatgjatë në Kosovë. NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ekipet e ndërlidhjes së KFOR-it vazhdojnë të mbështesin institucionet e tjera të sigurisë. Një rajon më i sigurt nënkupton më shumë siguri për zonën e NATO-s. NATO do të vazhdojë të luaj rolin e vet, këtë e bëjmë në bashkërendim me Policinë dhe Eulexin”, tha ai.