Ballina Kronika Humbën teksa eksploronin Parkun Kombëtar të Llogarasë, Policia shpëton dy turistët francezë

Humbën teksa eksploronin Parkun Kombëtar të Llogarasë, Policia shpëton dy turistët francezë

24
0

Dy turistë francezë janë shpëtuar nga policia në Vlorë.Siç bëjnë me dije uniformat blu turistët teksa po eksploronin në Parkun Kombëtar të Llogarasë humbën orientimin.

Në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, oficerët gjetën pas 3 orësh kërkime turistët, në gjendje të mirë shëndetësore.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me zjarrfikësit e Bashkisë Himarë, nisën kërkimet. Pas tre orësh përpjekjesh në kushte të vështira, ata u lokalizuan dhe u transportuan pranë hotelit ku qëndronin, në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.