Ballina Politika Jep dorëheqjen kryetarja e Lëvizjes së Gruas në Partinë e Lirisë: Koha...

Jep dorëheqjen kryetarja e Lëvizjes së Gruas në Partinë e Lirisë: Koha për të parë mundësi të reja, ku të respektohem e vlerësohem

49
0

Esmeralda Demiraj, kryetarja e Lëvizjes së Gruas në Partinë e Lirisë, ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha pozitat që mbante brenda kësaj force politike.

Përmes një njoftimi në Facebook, Demiraj njoftoi tërheqjen e saj si Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim, anëtare e Kryesisë dhe e Kryesisë Ekzekutive të Partisë së Lirisë, si dhe e Komitetit Drejtues Kombëtar.

Ajo gjithashtu ka dhënë dorëheqjen nga pozita e nënkryetares së Komisionit të Organizimit të Tiranës dhe e deleguar politike për Njësinë Administrative Nr. 4 në Tiranë për zgjedhjet e vitit 2025.

Në njoftimin e saj, Demiraj shpjegon se ka ardhur koha të kërkojë mundësi të reja në një mjedis ku vlerësimi dhe respekti janë të ndërsjella, dhe ku meritokracia mbizotëron.

Ajo thekson se besonte fort se politika është një mjet për të sjellë ndryshim dhe për të mbrojtur interesat reale të qytetarëve, por kur kushte të caktuara nuk e lejojnë të realizojë premtimet e saj, largimi është zgjedhja më e drejtë dhe më e ndershme.