Ballina Politika Zbardhen kandidaturat e PD-së për Qarkun Fier, një vend i takon Partisë...

Zbardhen kandidaturat e PD-së për Qarkun Fier, një vend i takon Partisë së Lirisë

39
0

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike është miratuar lista e kandidatëve për deputetë për Qarkun e Fierit, e cila është e mbyllur dhe përmban pesë emra. Në këtë listë, një vend i është rezervuar Partisë së Lirisë, duke reflektuar bashkëpunimin mes dy forcave politike në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.

Kandidatët që do të garojnë për PD-në në Qarkun Fier janë:

  • Gazment Bardhi
  • Luan Baçi
  • Brunilda Haxhiu (Partia e Lirisë)
  • Eduart Sharka
  • Saimir Korreshi

Lista pritet të dorëzohet zyrtarisht brenda afateve ligjore, ndërsa demokratët synojnë të sigurojnë një përfaqësim të fortë në këtë qark.