Ballina Sport Champions League/ Real Madrid mposht Atleticon me penallti dhe gjen Arsenalin

Champions League/ Real Madrid mposht Atleticon me penallti dhe gjen Arsenalin

29
0

Champions League zhvilloi të mërkurën e 12 marsit katër ndeshjet e kthimit për 1/8 e Champions League, teksa pas këtyre përballjeve u mësuan edhe çiftet në fazën çerekfinale.

Në ‘Metropolitano’, derbi mes Atletico Madriddhe Real Madrid u mbyll 1-0 në kohën e rregullt.

Real kishte fituar 2-1 ndeshjen e parë, ndërsa vlen të përmendet se në minutën e 70-të Vinicius gaboi nga 11 metra duke i hequr mundësinë ekipit të tij të siguronte kalimin në kohën e rregullt.

Megjithë 30 minutat e shtesës nuk u shënua asnjë gol dhe Real Madrid fitoi 2-4 nga penalltitë. Alvarez dhe Llorente gabuan për Atleticon, ndërsa Mbappe, Bellingham, Valverde dhe Rudiger ishin më të saktë për Real Madridin.

Champions League, përballjet çerekfinale:

Arsenal – Real Madrid

PSG – Aston Villa

Barcelona – Dortmund

Bayern Munich – Inter

Shënim: Çerekfinalet e para luhen më 8 prill, ndërsa të kthimit më 15 prill.