Ballina Sport Fundjavë “e zjarrtë” në SERIE A, e diela sjell 3 superndeshje

Fundjavë “e zjarrtë” në SERIE A, e diela sjell 3 superndeshje

10
0

Teksa lufta për titull po kristalizohet, kjo fundjavë në arenat italiane dhe në Tring Sport mirëpret 3 superndeshje.

Të dielën, përkatësisht në orën 15:00, 18:00 dhe 20:45, kampionati italian do të dhurojë spektakël. Bologna-Lazio, Fiorentina Juventus dhe kryesfida Atalanta-Inter do të shndërrohen në magnet për tifozët që do të mbushin stadiumet dhe sigurisht edhe për tifozët shqiptarë aq shumë të apasionuar pas futbollit italian, të cilin e ndjekin ekskluzivisht të paktën deri në vitin 2029 në Tring Sport.


Beteja nuk ka qenë kurrë më e luftuar, pasi rruga drejt titullit është duke u qartësuar, mes konfirmimesh apo surprizash.

Secili ekip ka një mision, të ngrejë trofeun, të shpëtojë sezonin apo të sigurojë Zonën Champions. Dhe për Zonën Champions, “bardhezinjtë” torinezë udhëtojnë të dielën drejt Toskanës me synimin e qartë, ku i presin vendasit luftarakë.


Edhe Bologna e Lazio ndeshen po të dielën për të njëjtin synim, sigurimin e disa pikëve shumë të vlefshme që i afrojnë me ëndrrën Evropiane.

Ndërkohë, supersfida e kësaj jave, luhet po mbrëmjen e kësaj të diele të zjarrtë “alla italiana”. Në 20:45, në Bergamo, me vetëm 3 pikë diferencë në krye të renditjes, “ziklatrit” e Inzaghit dhe “La Dea” e Gasperinit, mes të cilëve edhe yjet shqiptarë Gjimshiti dhe Asllani, luajnë ndeshjen që mund të përcaktojë fatin e titullit.


Futbolli italian është magjik dhe sa më shumë i afrohemi zonës së nxehtë kur do të përcaktohen triumfuesit, aq më të mëdha bëhen emocionet. Emocione që përjetohen të plota vetëm dhe ekskluzivisht në Tring Sport, platformën më të madhe sportive në vend.