Prej disa ditësh, këngëtarja Anisa Veseli është bërë kryetemë në rrjet.
Kjo pas një postimi në të cilin sinjalizonte se operacioni i kushtueshëm i premtuar nga një kompani gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova ‘ishte gënjeshtër’.
Ajo nuk ka folur më shumë mbi këtë zhvillim por duket se kjo situatë është bërë shkas që Anisa të jetë në polici pasditen e sotme.
Burime të sigurta të Prive by Liberta Spahiu kanë bërë të ditur se ajo është parë në stacionin numër 4 jugu.
Aty është parë edhe Lena Krasniqi, drejtuesja e kompanisë që mori përsipër çështjen e problemit shëndetësor të Anisës.
Nuk dihen saktë arsyet e shkuarjes në polici mirëpo Anisa sot vonë ka premtuar se gjithçka nga skema do të zbulohet të premten në emisionin hulumtues ‘Piranjat’. /Prive.al