Rocco Vata, fantazisti 19-vjeçar i Watford i ka thënë përfundimisht “jo” kombëtares së Shqipërisë dhe ka pranuar ftesën e ekipit A të Irlandës.
Gjithçka është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Irlandës dhe trajneri Heimir Hallgrímsson.
Për herë të parë Vata do jetë pjesë e Irlandës në ekipin e parë dhe duket se do marrë minuta në play-off e Ligës së Kombeve, me Irlandën që luan kundër Bullgarisë.
Nëse Rocco merr qoftë edhe një sekondë në fushë, shanset e tij për të zgjedhur më pas Shqipërinë janë zero. Deri më tani Vata ka luajtur me moshat e Irlandës, nga U-15 deri te U-21.