Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës në Lezhë.
Mësohet se objekt i sulmit me lëndë plasëse ka qenë një lokal në lagjen Besëlidhja, në bllokun e banimit pranë lumit Drin.
Për fat të mirë nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia po kryen te gjithë veprimet për zbardhjen e këtij rasti dhe identifikimin e autorëve të vendosjes së lendes plasëse.