Pas 27 vitesh në krye të shtëpisë Versace, Donatella njoftoi se po largohet nga posti i drejtoreshës artistike, me Dario Vitale që tani merr në dorë drejtimin e kompanisë së famshme të modës.
Dua Lipa, e cila kishte bashkëpunuar me stilisten 69-vjeçare, bëri një postim në rrjetet sociale për ta nderuar në mënyrën e saj. Këngëtarja e njohur shqiptare ishte imazhi i firmës në koleksionin vjeshtë/dimër 2021 të Versace, ndërsa në vitin 2023 dy femrat nënshkruan bashkërisht koleksionin “La Vacanza”.
Në llogarinë personale në Instagram, Dua Lipa ka shpërndarë foto në të cilat pozon e veshur me rrobat e shtëpisë, si dhe ka ndarë momente me Donatella Versace, ndërsa me një fjali ka vlerësuar talentin dhe veçantinë e saj. “Askush nuk e bën atë si ju”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit të saj.