Ballina Sport Kristiano Ronaldo shënon golin e 928 në karrierë, por ylli portugez acarohet...

Kristiano Ronaldo shënon golin e 928 në karrierë, por ylli portugez acarohet me Piolin dhe…

35
0

Kristiano Ronaldo vazhdon të shënojë gola në Arabinë Saudite. Ylli portugez nuk ka ndërmend të ndalet, edhe pse në moshën 40-vjeçare, ai ka arritur të gjejë golin e radhës në kampionatin arab.

Skuadra e Al Nassr triumfoi me rezultatin 3 me 1 ndaj Al Kholod, teksa Ronaldo u ngjit në kuotën e 928 golave në karrierë me realizimin e sotëm.  

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, shënoi në minutën e 4-t për të hapur rrugën e fitores.  Ndeshja nuk zgjati 90 minuta për portugezin.

Trajneri Pioli vendosi ta largonte nga fusha në minutën e 74-t, duke qenë se skuadra gjendej me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Boushaili.

Ky vendim nuk u prit aspak mirë nga Kristiano Ronaldo, i cili nuk u ul në stolin e rezervave, por u largua menjëherë drejt dhomës së zhveshjes, në shenjë revolte për vendimin e trajnerit.