Ballina Politika Udhëtimet e shqiptarëve drejt SHBA-së, premtimi i Sali Berishës

Udhëtimet e shqiptarëve drejt SHBA-së, premtimi i Sali Berishës

33
0

Kreydemokrati Sali Berisha është shprehur se do të bëjë çdo përpjekje për të plotësuar kriteret për standardet më të lehta të hyrjes së shqiptarëve në SHBA.

Por theksoi Berisha, në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit, “nuk mund të them heqjen e plotë të vizave”, pasi siç theksoi emigracioni në SHBA është bërë problem.

Ai garantoi se do të bëhet çdo përpjekje për të standardin më të lehtë të mundshëm për vizat drejt Amerikës.

Sali Berisha: Lehtësimin e vizave me SHBA e filluam dhe lobuam fuqishëm në fundin e mandatit të dytë të qeverisjes së kaluar. Garantoj e do të bëjmë çdo përpjekje, për të standardin më të lehtë të mundshëm.

Unë nuk mund të them heqjen e plotë të vizave, sepse siç e shikoni është bërë një problem madhor emigracioni në SHBA, por ne do të kërkojmë dhe garantojmë miqtë tanë se, do të plotësojmë çdo kriter për standardet më të lehta të hyrjes dhe daljes së shqiptarëve nga SHBA.