Ballina Rajoni Tragjedia me 50 viktima në Maqedoni të Veriut, dyshohet se flakët u...

Tragjedia me 50 viktima në Maqedoni të Veriut, dyshohet se flakët u shkaktuan nga fishekzjarrët e përdoruar brenda klubit të natës

39
0

Një tragjedi e rëndë u mori jetën 50 personave në Maqedoninë e Veriut, pas flakëve që shpërthyen në një klub nate ku po festonin rreth 1500 të rinj.

Sipas mediave lokale, zjarri dyshohet se është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga bendi maqedonas DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz.

Mediat lokale kanë thënë se pas shpërthimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit, ambulanca, dhe zyrtarët policorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të 16 marsit, në një klubin e natës “Koçani Puls” dhe si pasojë e flakëve rreth 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në diskotekë ishin rreth 1500 të rinj, duke ndjekur një performance nga bendi maqedonas DNA, një grup i famshëm vendas.

Mediat vendase raportojnë se shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë lëndët piroteknike që janë përdorur brenda në ambientet e lokalit gjatë festës. Gjithsesi rrethanat nuk janë ende të qarta, por Prokuroria e Koçanit ka njoftuar se disa persona që kanë organizuar festën janë vënë në pranga.

Autoritetet ende nuk kanë treguar se si është përhapur zjarri. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz. Të plagosurit janë dërguar në spitalet në Shtip dhe Shkup.