Ballina Kronika Zjarri i madh në Tragjas të Vlorës! Ministri Vëngu: Flakët janë në...

Zjarri i madh në Tragjas të Vlorës! Ministri Vëngu: Flakët janë në kontroll, do bëhet verifikimi i dëmeve

0
30

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ishte mbrëmjen e së shtunës në fshatin Tragjas për të ndjekur nga afër situatën e krijuar nga zjarri i qëllimshëm, i cili u vu nën kontroll falë ndërhyrjes së skuadrave të emergjencës civile të Bashkisë Vlorë.

Vatra zjarri janë regjistruar jo vetëm në territorin e Bashkisë Vlorë, por edhe në atë të Selenicës.

Aktualisht, situata mbetet nën kontroll, ndërsa forcat zjarrfikëse janë në gatishmëri të plotë për të parandaluar riaktivizimin e flakëve për shkak të erës së fortë.

Ministri deklaroi se ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve shmangu rrezikun e përhapjes së flakëve në disa banesa dhe sot mund të evidentohen dëmet.