Ballina Bota Vala e të nxehtit dhe rreziku i shtuar i zjarreve në Australinë...

Vala e të nxehtit dhe rreziku i shtuar i zjarreve në Australinë Juglindore

20
0

Një valë të nxehti ka përfshirë Australinë juglindore, duke rritur nivelin e alarmit për zjarret në Uellsin e Ri Jugor. Për shkak të kushteve të rrezikshme të motit, autoritetet kanë lëshuar një ndalim të djegies në natyrë në zonën e madhe të Sidneit.

Shërbimi kombëtar i motit parashikon se në disa zona të Uellsit të Ri Jugor priten temperatura deri në 12 gradë Celsius mbi mesataren e sezonit. Në Sidnej, merkuri parashikohet të rritet deri në 37°C. Në Aeroportin e Sidneit, termometri lexonte 29°C në orën 9:30 të mëngjesit (me orën lokale), rreth tre gradë mbi temperaturën mesatare maksimale për muajin mars.

Në shtetin fqinj të Victoria, më shumë se 200 zjarrfikës janë mobilizuar për të shuar zjarrin në periferi të Melburnit, ku u shkatërrua një shtëpi.

Vera më e keqe e viteve të fundit në Australi ishte ajo e viteve 2019-2020, kur zjarret bënë hi një zonë të madhe sa Turqia dhe shkaktuan vdekjen e 33 personave.