Ballina Kronika Aksident i rëndë në Durrës-Shijak, furgoni përplas 55-vjeçarin

Aksident i rëndë në Durrës-Shijak, furgoni përplas 55-vjeçarin

13
0

Një burrë rreth 55 vjeç ka pësuar një aksident të rëndë mëngjesin e sotëm, ndërsa udhëtonte me biçikletë në Xhafzotaj, në aksin Durrës-Shijak.

Mjeti që ka përplasur viktimën ka qenë një furgon i linjës së Gjirokastrës, ndërsa përplasja ka qenë e fortë, duke lënë të plagosur rëndë 55-vjeçarin.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, drejtuesi i furgonit është shoqëruar në Komisariat nga forcat e policisë për hetime të mëtejshme.