Ballina Politika Intervista/ Kryebashkiaku Arbana: Fitorja e Kryeministrit Rama më 11 maj, plotëson segmentin...

Intervista/ Kryebashkiaku Arbana: Fitorja e Kryeministrit Rama më 11 maj, plotëson segmentin e fundit për në BE.

269
0

Përshëndetje Z. Arbana: Ju jeni në takim të përditshëm me qytetarët. Cilat janë kërkesat që kanë më së shumti?

Përshëndetje! Tashmë mungesa e dritave dhe çështje si kjo nuk janë më temë diskutimi, pasi prej vitesh janë bërë investime të shumta. Ndërkohë sot flasim për përfundimin e investimeve strategjike në infrastrukturë, siç është hapja e tuneleve në veri dhe në jug të vendit.
Investimet në infrastrukturë dhe projekte të tjera zhvillimore ndikojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.

Në takimet që kam me banorët e Shijakut kërkesat e tyre lidhen me sistemimin e rrugëve rurale, investime të cilat bashkia po i kryen dhe ka prioritet në vazhdim. Gjatë 5 viteve që kemi lënë pas me mbështetjen e Kryeministrit Rama kemi rindërtuar Shijakun, duke rilindur çdo lagje të qytetit me pallate të reja, rrugë të asfaltuara etj.

Cilat janë prioritetet e Partisë Socialiste për të qënë alternativa më e mirë për qytetarët në zgjedhjet e 11 Majit?

E gjithë puna e realizuar vitet e fundit është e dukshme, pasi ka sjellë progresin e Shqipërisë dhe ka përmirësuar cilësinë e jetës se qytetarëve. Janë ndërmarrë reforma të rëndësishme si psh reforma në drejtësi, reforma në arsim duke i dhënë mundësinë mësuesve dhe drejtorëve të shkollave të përfitojnë një rritje page prej 30%.
Portali “Mësues për Shqipërinë” ka prodhuar mësues më të kualifikuar, sipas standarteve të familjes europiane.
Për t’ju rikthyer pyetjes tuaj, do të thoja se rruga e nisur në qershor 2014, ku Shqipëria mori statusin e vendit kandidat për në BE, dhe në mars 2020, u hapën zyrtarisht negociatat për anëtarësim të përfundojë me sukses me një fitore të Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare. Kryeministri Edi Rama ka shprehur angazhimin e qeverisë për të përshpejtuar Procesin e Integrimit dhe për të mbyllur negociatat brenda vitit 2028.

Ju përmendët reformën në arsim dhe rritjen e pagave të mësuesve. Cilat janë sfidat e tjera që ka arsimi në raport me punësimin?

Qeveria shqiptare dhe Kryeministri Rama i ka dhënë vëmendje të veçantë arsimit profesional, me qëllim që të jemi konkurues në BE.
Arsimi profesional ndihmon të rinjtë të integrohen më shpejt në tregun e punës duke pasur një diplomë të shkollës së mesme.
Nërkohë, në Shijak janë ndërtuar 4 objekte arsimore të reja dhe 3 kopshte duke siguruar ambiente komode dhe të sigurta për nxënësit dhe mësuesit.

Me daljen e listave të kandidatëve ka një energji të re brenda Partisë Socialiste. A mendoni ju se kjo strategji do ta çojë PS-në drejt fitores së 11 Majit?

Padiskutim që po! Fryma e njerëzve të rinj të përfshirë në listat për deputetë dhe eksperienca e atyre që kanë kontribuar prej vitesh është simbioza e fitores.
Siç është shprehur dhe Kryeministri Rama: “Në skuadrën e 11 majit do bashkojmë eksperiencën me energjinë e re, duke siguruar vazhdimësinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.”