Drejtuesi politikë i Koalicionit Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar sërish për “interesimin” e kryeministrit Edi Rama. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Basha me ironi thotë është në listën e hapur në Tiranë me Koalicionin Euroatlantikë. Ai më tej pyet Ramën se ku është, sepse ka thënë që do ishte në listën e hapur, por nuk është as “në Tiranë, as në Shkodër, as në Vlorë, as në Durrës, as në Fier, ku je fut me Ram”.
Basha më tej vazhdon me ironi duke thënë se Rama ka frikë psi nuk iu përgjigj pytjes se ku i ka shokët, “Sa bëjnë 7×7 mo Ram, 313? Aty ku ke shokët. Ku i ke mo Ram, ku e ke Lalin? Ku e ke Ilir Beqajn, Ku e ke Terin? Ku e ke Benin?” – shprehet Basha.
Ai më tej pyet se pse Rama nuk e përmend më Jurgis Çyrben, pasi ky i fundit ka bërë vota me bandat në Durrës për të dhe ai as emrin nuk ia zë në gojë.
Reagimi i Lulzim Bashës:
O Rame, prap kishe pyt për mu. Në listë të hapur jam o Ram me Koalicionin Euroatlantikë në Tiranë. Po ti mo Ram ku je? Ke thon që do jesh në listë të hapur, s’ishe, as në Tiranë, as në Shkodër, as në Vlorë, as në Durrës, as në Fier, ku je fut me Ram. Epik je pasha Zotin, ke gjithë shtetin në dispozicion dhe prap shkon e futesh në listë të mbyllur. Apo ke ndonjë frikë, se frika të bën keq për gjumin, e di ti. Dhe s’mu përgjigje ku i ke shokët. E di atë këngën e Unikkatilit, “ku të kanë mbet shokët”. Ku i ke mo Ram shokët? Sa bëjnë 7×7 mo Ram, 313? Aty ku ke shokët. Ku i ke mo Ram, ku e ke Lalin? Ku e ke Ilir Beqajn, Ku e ke Terin? Ku e ke Benin? Amon do më thuash, po Jurgis Çyrben që nuk e zë me gojë asnjëherë, si ka mundësi? Kishte bërë vota me bandat në Durrës për ty, e ti as emrin nuk ia zë në gojë. E mër Ram çfarë hallesh të kanë pllakos, të kuptoj që nuk të zë gjumi. Merre qetë se fillimi është.
Rame ke fol përçart. Si i kishe thënë shqiptarëve, kur fle shumë s’lëviz as fija e flokut. Ku mer vesh ti mo Ram, ti as flokë nuk ke, as gjumi nuk të zë nga meraku i shokëve tek 313-ta. Mos fol për gjëra që s’mer vesh. Ku mer vesh si hiqen vizat?! Se kam fjalën për ato vizat në tavolinë. E kam fjalën për vizat e Bashkimit Europian. E mban mend çfarë u the shqiptarëve para 15 vitesh, pse “Lul Basha do ua heqi ju vizat me Bashkimin Europian”. Ja pra që i hoqëm. Ashtu siç i hoqëm me Bashkimin Europian, ashtu do ua heqim edhe vizat me Amerikën shqiptarëve, Ram. E di ti e ke marrë vesh. Po një pyetje s’mu përgjigje, çfarë të ka futur frikën që ike nga lista e hapur mo Ram?