Ballina Kosovë Kush po bën politikë me strukturat paralele në komunat me shumicë serbe?

Kush po bën politikë me strukturat paralele në komunat me shumicë serbe?

17
0

Shëndetësia dhe arsimi janë fusha të cilat, sipas Marrëveshjes së Parë të Brukselit nga viti 2013, duhet të jenë në ligjet e Bashkësisë së Komunave Serbe.

Saktësisht, në atë marrëveshje thuhet se Bashkësia e Komunave Serbe do të ketë “mbikëqyrje të plotë” mbi to.

Në mjediset me shumicë serbe në Kosovë funksionojnë institucione, të cilat punojnë nën sistemin e Serbisë, përfshirë të gjitha institucionet shëndetësore dhe arsimore.

Kjo u vërtetua edhe nga vizita e ekipit të KIKS Kosovës në Komunën e Shtërpcës ku institucione të tilla shëndetësore u panë që funksionojnë sikurse të ishin në mes të Beogradit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte thënë në fillim të shtatorit të vitit të kaluar se në Kosovë funksionojnë ende institucionet më të rëndësishme, përkatësisht shëndetësia dhe arsimi.