Patrice Evra mendon se Leo Messi nuk e ka merituar triumfin në Kupën e Botës 2022.
Sipas tij, ishte një trofe i cili iu dhurua dhe këtë francezi e ka thënë publikisht.
“Gjithçka ishte vendosur më parë. Edhe francezët donin që Messi të fitonte”, është shprehur ish-lojtari i Manchester United.
“Penaltia në fillim ishte e dyshimte. Sipas meje, rezultati ishte pothuajse i paracaktuar.
Nuk më pëlqen që trajneri Deschamps u kryqëzua nga të gjithë. Dihet se Leos iu dhurua Kupa e Botës.
Kjo ishte e dukshme”, ka thënë Evra.