Ballina Rajoni Profesori amerikan: Gabimet e politikës së Kurtit e hoqën vëmendjen nga Beogradi,...

Profesori amerikan: Gabimet e politikës së Kurtit e hoqën vëmendjen nga Beogradi, kjo është dhuratë për Vuçiqin

86
0

Profesori i Universitetit, Johns Hopkins në Amerikë, Edward P. Joseph, ka folur lidhur me procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe qasjen e ndërkombëtarëve me palët negociuese.

Në një intervistë për A2Cnn, Joseph ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dhënë dhuratë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pasi sipas tij, me gabimet e politikës kosovare është tërhequr vëmendja nga Beogradi në Prishtinë.

“Gabimet e kryeministrit Albin Kurti, i cili i ka dhënë Presidentit Vuçiq dhuratën për të larguar vëmendjen nga ushtrimi i presionit që duhet të bëhet ndaj Beogradit, për organizimin e sulmit të shtatorit në veri të Kosovës, për deformimin e rezultatit të zgjedhjeve për të cilin është mbajtur përgjegjës me një shumicë të madhe votash në Parlamentin Evropian për mashtrime zgjedhore në Serbi. Dhe në vend të kësaj, kryeministri Kurti po i jep Presidentit Vuçiq një dhuratë duke larguar të gjithë vëmendjen nga Beogradi, aty ku duhet të jetë, dhe në vend të kësaj e ka tërhequr vëmendjen te Prishtina për qasjet e gabuara ndaj politikës në Kosovë”, ka thënë Joseph.

Ai pohon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë bërë gabim ndaj Vuçiqit, duke refuzuar ta shohin atë siç është në të vërtetë.

“Mendoj se çdo palë ka përgjegjësinë e saj këtu, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara kanë një përgjegjësi të madhe këtu. Dhe gabimi kryesor, ka shumë, ka shumë gabime të mëdha për të cilat dua të flas. Së pari është gabimi i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ndaj Presidentit të Serbisë, Alleksandar Vuçiq dhe refuzimi i SHBA-së dhe BE-së për ta parë presidentin Vuçiq për atë që është. Ky është një autokrat që po e çon Serbinë prapa, po e merr Serbinë nga BE-ja dhe po e shtyn më afër Rusisë, po destabilizon rajonin”, ka thënë profesori amerikan.

Po ashtu, ai ka thënë se kryeministri Kurti kishte gjithë shanset që ta shfrytëzonte momentin ku e hodhi vetë Serbia me sulmet në Banjskë dhe në vend që të bënte “gol me portën bosh”, ai bën “autogol në portën e vet”.