Ballina Politika Spahiu: PD humbet keq në 11 Maj, por partitë e reja duhet...

Spahiu: PD humbet keq në 11 Maj, por partitë e reja duhet votohen dhe të luftojnë për përmbysje në 2029

25
0

Me sondazhet e fundit PD nuk fut asnjë deputet në listat e hapura. Pra nëse sot sondazhi del në rezultatin e 11 majit, PD nxjerr zero deputetë nga listat e hapura.
Duke qenë se është frymë e jashtëzakonshme që i ngjan dhjetorit të viteve 1990, dhe duan të kenë demokraci në këtë vend duhet të 11 parti të jenë në parlament. Nëse parlamenti i 11 majit do të ketë PS dhe koalicioni i Sali Berishës është në pikëpyetje 2029. Rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit i di i madh dhe i vogël. Vetëm injorantët të cilët nuk duan ta pranojnë. Zgjedhjet e 11 majit i fiton PS. Çështja është që parlamenti do të ketë konfigurim për të rrëzuar pushtetin e Edi Ramës në të ardhmen apo do të kemi një konfigurim që Rama të garantojë dhe mandatin e pestë.

Me ironi Spahiu tha se “nuk përjashtohet mundësia që Rama ta emërojë zv/ministër Berishën për të mbuluar sektorin e opozitës”

Spahiu analizon dhe replikën e Bashës me Ramën dhe taktikën elektorale të Berishës për të kandiduar deputetë me logo të tjera të partive që juristi e quan ‘vjedhje me kod electoral”

“Berisha ka qenë më lart. Pra me 4 ditë replika, Basha është kthyer në fenomen. A e dini që gjysma e deputetëve të PD-së kanë hyrë me logo të tjera në koalicion. E gjitha është bërë të dalin si deputet të partive të tjera të krijojnë grupe parlamentare dhe të marrin buxhet nga shteti. A ështe e drejtë kjo? Jo, dhe është në kurrizin e shqiptarëve që do të paguajnë në mënyrë të padrejtë para për disa parti që nuk janë përfaqësuese por i ka futur logo Berisha për ti bërë çokë. Është skemë. Është vjedhje me kod elektoral. Kjo është taktikë elektorale. Ne nuk e dimë çfarë do të bëjë Rama. Rezultati i zgjedhjeve të 11 majit dihet, ajo që më shqetëson mua është nëse do të kemi një demokraci minimalisht si Kosova ku të ketë disa parti politike në parlament’ thotë Spahiu.