Ballina Europë Itali/ Trafikuan 400 kg drogë me vlerë 5 mln euro, goditet organizata...

Itali/ Trafikuan 400 kg drogë me vlerë 5 mln euro, goditet organizata shqiptare me 19 anëtarë! 5 të arrestuar, xhaxhai dhe nipi e drejtonin me SKY ECC! Belgët i hakuan

82
0

Një organizatë shqiptare e narkotrafikut me bazë në Bolonja të Italisë dhe që importonte kokainë nga portet evropiane, është shkatërruar nga policia.

Mes të dyshuarve edhe një 90-vjeçar që bënte rolin e korrierit, 5 u arrestuan dhe të akuzuar janë në total 19 persona. Trafiku drejtohej me anë të komunikimeve në SKY ECC, me mesazhe të koduara, kurse krerët e grupit ishin dy shqiptarë, xhaxha dhe nip, që drejtonin njëri nga Barcelona në Spanjë dhe tjetri nga Bolonja në Itali.

Banda bëhet përgjegjëse për trafikun e rreth gjysmë toni drogë kokainë dhe hashash, me vlerë tregu të paktën 5 mln euro. Paratë e fituara riinvestoheshin në Shqipëri.