Kryeministri Edi Rama gjatë një konference në Bruksel u pyet për marrëveshjen me Italinë për strehimin e emigrantëve. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria po sillet si një vend anëtar i BE-së.
‘Nuk e shoh sesi ajo që po bëjmë me Italinë bie ndesh qëndrimin e BE-së për migracionin, është e kundërta do të thoja, ajo që po bëjmë me Italinë, si shtet jo anëtar është ajo që duhet të bëjë një shtet anëtar. Ne po sillemi si një vend anëtar i BE-së dhe po pranojmë që një tjetër vend anëtar i BE-së të ndaj me ne çështjen e përgjegjësisë dhe të ndaj me në çështjen kur migracionit të paligjshëm është bërë ushqim i politikës së përgjithshme. Këto debate ushqim për zgjedhjet e radhës dhe më tej, por kjo nuk mund të jetë përgjigja e njëanëshëm për mënyrën sesi duhet trajtuar kjo situatë. Gjithë politika që prodhohet nga kjo çështje nuk merret me shkakun, por me simptomat, situata në të ardhmen e afërt mund të dalin jashtë kontrollit. Shqipëria nuk ka asnjë fuqi këtu ajo që jep zgjidhe, por jemi kontribuues modest dhe qëndrojmë krah për krah me një vend që për ne ka një domethënie të veçantë që është Italia. Ne nuk na detyron asnjë marrëveshje asnjë angazhim për tu përfshirë në atë që ju e quani punë e pistë. Është një punë sfiduese.’- tha Rama.