Një makinë me shpejtësi të lartë pasi ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një tjetër automjet të parkuar ka përfunduar në trotuar duke dëmtuar edhe qepenat e një dyqani që ndodhej aty.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.4.
Makina drejtohej nga një vajzë 22-vjeçare, e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas hetimeve paraprake dyshohet se shkak i aksidentit përveç shpejtësisë ka qenë edhe lagështia në rrugë.