Ballina Kronika I dënuar me 8 vjet burg në Itali për trafik droge, arrestohet...

I dënuar me 8 vjet burg në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë! Pritet ekstradimi drejt vendit fqinj

32
0

Një 40-vjeçar i dënuar nga Gjykata e Breshias, me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në Vlorë. Sipas njoftimit të policisë Arjan Rrokaj ishte shpallur në kërkim ndëkombëtar. 40-vjeçari do të ekstradohet drejt shtetit fqinj pas përfundimit të procedurave.

Operacioni u kodua “Operacionalja 35”.

Njoftimi i policisë:

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas shkëmbimit të informacionit me homologët e Policisë italiane, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 35”. 

Gjatë operacionit, është kapur në Vlorë dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Arjan Rrokaj, 40 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Breshias, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike. 

Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.