Ballina Politika “Jemi pro zonave të lira ekonomike”, Berisha takim konsultativ me biznesin: Do...

“Jemi pro zonave të lira ekonomike”, Berisha takim konsultativ me biznesin: Do të ndalohen investimet nga offshore!

46
0

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Shoqatat e biznesit organizojnë takimin konsultativ me temë: “Hartimi i një platforme për një zhvillim ekonomik të qendrueshëm”, ku i pranishëm është edhe kreu i PD Sali Berisha.

Kryedemorksati ka renditur pikat e programit të PD që do të jenë në ndihmë të biznesit dhe në tërheqjen e investimeve nga jashtë, sidomos nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

“Do të vendosim taksën e sheshtë 10 përqind. Taksa e mijëvjeçareve të njerëzimit, është e faktuar si taksa më e drejtë që i jep frymëmarrje ekonomisë.

E kemi eksperimentuar në 2005, dhe jo vetëm që nuk patëm ulje të të ardhurave por patëm dyfishim të tyre. Do të ulim progresivisht detyrimin e sigurimeve shoqërore. Nuk mund të them që do të bëhet në 100 ditët e para.

TVSH do të zbritet në 15 përqind me qëllim për të zbritur edhe më poshtë.

Do të ulim numrin e inspektimeve.Përjashtim për 5 vite nga taksat për shqiptarët që vijnë në vendin tonë dhe investojnë. Ne jemi për

zonat e lira ekonomike do të bëjmë gjithçka për të nisur me 4 zona e për të vijuar për më shumë,. Do të ndalohen investimet nga offshore sepse politikanët mund të investojnë ato që kanë vjedhur dhe kjo e bën të pamoralshme zonën”, tha ai.