Nëse imagjinoni një nënë shtatzënë duke sjellë në jetë fëmijën e saj, me siguri krijoni një imazh të një gruaje të shtrirë në shpinë në një shtrat spitali me këmbët e saj të ngritura lart. Ky imazh na është pikturuar nga shumë forma të ndryshme mediesh, veçanërisht televizioni.
Por jo gjithmonë ka qenë ky pozicioni standard i lindjes së një gruaje!
Historiku:
Mbretit Luigji XIV i pëlqente të shikonte dashnoret e tij të lindnin në shpinë.
Mbreti Luigji XIV, i cili sundoi Francën nga viti 1643 deri në 1715, pati shumë fëmijë. Ai kishte një fiksim të veçantë me shikimin e dashnoreve të tij të lindnin. Atij i pëlqente të vëzhgonte procesin nga fillimi në fund dhe u zhgënjye kur shikimi i tij pengohej, pasi gratë asokohe lindnin në një tjetër pozicion. Ato mbështeteshin mbi duart e tyre, pra të kthyera në krahun tjetër.
Gra që kanë lindur në këtë mënyrë janë shprehur se procesi ishte shumë më i lehtë dhe logjikisht kjo ndodh sepse kockat e legenit hapen më lehtë në atë pozicion, duke e bërë më të shpejtë procesin e lindjes dhe sigurisht më pak të dhimbshëm.
Mbreti Luigj nga ana tjetër, e bëri pozicionin e lindjes që njohim dhe sot standard për dashnoret e tij dhe shumë gra në Francë filluan të ndiqnin shembullin.
Në vitin 1750, një mjek gjerman donte t’i jepte fund kësaj marrëzie.
Një mjek gjerman filloi të vendoste në pikëpyetje këtë mënyrë lindjeje që ishte popullarizuar dhe botoi veprën e tij në me emrin “Një odë për dhimbjet e lindjes”.
Filloi të vendosej në pikëpyetje nëse lindja shtrirë ishte e nevojshme për shëndetin e grave siç mendohej më parë. Disa madje rekomanduan që gratë të ecin gjatë lindjes, në mënyrë që të mos kufizonin rrjedhën e gjakut – një ide radikale në atë kohë!
Rreth viteve 1900, lindja në shpinë u bë normë.
Spitali u bë normë për lindjen. Zhvendosja në spitale u nxit nga mjekët që e shihnin lindjen si një ngjarje mjekësore, jo si një ngjarje natyrore. Pozicioni në shpinë mendohej se ishte më i lehtë për duart e mjekut dhe e bënte më të lehtë për ta monitorimin e kontraktimeve dhe rrahjeve të zemrës së fetusit.
Por rriti gjithashtu rrezikun e asaj që ne tani e njohim si paraqitje të pasme ose tërthore të fetusit (që do të thotë se koka e foshnjës është e drejtuar anash në vend që të jetë drejt poshtë).
Mjekët thonin se gratë ishin më komode po të shtriheshin. Duke qenë se pozicioni shtrirë ishte në fakt jo më efektivi, mjekët bënin ndërhyrje të hershme mjekësore, që shpesh ishin të dhimbshme dhe pa bazë shkencore.
Ata vendosnin gratë në një karrige druri gjatë lindjes për të rritur presionin në mitër, duke shkaktuar mundësi për t’u rënë të fikët nënave ose për të pësuar ngërçe. Po ashtu, u jepnin doza të mëdha opiumi dhe qetësuesish që pengonin përballimin e dhimbjes.
Pincat dhe instrumente të tjera shpesh u përdorën për të nxjerrë foshnjat, ndonjëherë edhe pa nevojë. Disa mjekë e përdornin këtë teknikë aq shumë, saqë ndonjëherë nxirrnin organe të tëra në vend të foshnjës.
Për shkak të pseudoshkencës së shfrenuar dhe praktikave të dobëta mjekësore në atë kohë, pozicioni në shpinë u bë standard për gratë që lindnin.
E kaluara ndikon në normat e lindjes së sotme
Sot, pozicioni në shpinë është ende standardi. Megjithatë, shumë mama po e thyejnë këtë “rregull”. Disa nëna zgjedhin të lindin në këmbë, të ulura ose edhe mbi duart dhe këmbët e tyre, siç trupi ua kërkon! Përtej kësaj, spitali nuk është alternativa e vetme për të lindur fëmijën tuaj. Shumë nëna zgjedhin lindjet në shtëpi, lindjet në ujë ose mjedise të tjera jotradicionale (por komode) të lindjes.