Ballina Kulturë Muzeu Kombëtar i Pavarësisë do të rinovohet

Muzeu Kombëtar i Pavarësisë do të rinovohet

29
0

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë, do të rinovohet dhe do t’i pasurohet fondi.

Ministri po ashtu foli për programe edukative, duke u fokusuar veçanërisht tek informacioni imersiv (tredimensional), fëmijët dhe të rinjtë.

Gonxhja vizitoi muzeun me Ardit Bidon, njëkohësisht kandidat i PS-së në qarkun e Vlorës.

“Me kolegun Ardit Bido dhe grupin e historianëve, do të rishikojmë e rinovojmë muzealizimin e këtij objekti thelbësor për historinë e shtetformimit të Shqipërisë. Me një qasje të re, bashkëkohore dhe inovative, synojmë të pasurojmë fondin e muzeut, eksperiencën turistike dhe programet edukative, duke u fokusuar veçanërisht te informacioni imersiv, fëmijët dhe të rinjtë”, u shpreh ai.

Muzeu është i pajisur me dokumente të rëndësishme. Me fotografitë e Ismail Qemalit dhe të Isa Boletinit. Brenda godinës vizitorët mund të shohin kabinetin e punës si dhe sallën e mbledhjeve të qeverisë së përkoshme të Ismail Qemalit, flamujt origjinalë të çetave kryengritëse, libra origjinalë të rilindësve të asaj periudhe. Pastaj disa objekte origjinale të Plakut mjekërbardh si: kallamari me shqiponjën e bronztë, karrigia e punës etj.

Vizitorët kanë mundësi për të parë edhe objekte të tjera origjinale, që pasqyrojnë përpjekjet e luftërat e popullit shqiptar për çlirim kombëtar.