Ballina Aktualitet Llalla tërhiqet nga rekursi në Gjykatën e Lartë, mbetet dënimi me 2...

Llalla tërhiqet nga rekursi në Gjykatën e Lartë, mbetet dënimi me 2 vjet burg

31
0

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u tërhoq nga rekursi në Gjykatën e Lartë, duke bërë që  të mbetet automatikisht në fuqi dënimi i tij me 2 vite burg.

Llalla dhe avokatët e tij që mesa duket nuk kanë pasur besim apo ndonjë pritshmëri tek Gjykata e Lartë, kishin kundërshtuar vendimin e apelit të GJKKO që la në fuqi shpalljen e tij fajtor për mosdeklarim e fshehje pasurie në disa raste.

Llallës i janë konfiskuar disa pasuri, ndër to një apartament në Durrës dhe sipërfaqe toke në periferi të Tiranës.

Ish-kryeprokurori është strehuar në Itali, ku i është bllokuar pasaporta ndërsa më herët Gjykata e Lartë i refuzoi edhe kërkesën për pezullim të dënimit me burg për shkak të sëmundjes që vuan ish-zyrtari i lartë.