Ballina Kronika RENEA operacion në Shkodër/ Eljon Hato shpëton sërish, disa persona të shoqëruar

RENEA operacion në Shkodër/ Eljon Hato shpëton sërish, disa persona të shoqëruar

34
0

Një operacion i forcave RENEA në Shkodër, i realizuar për të gjetur dhe arrestuar Eljon Haton, ka dështuar përsëri.

Hato, i shpallur në kërkim që prej vitit 2023 në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, nuk u gjet gjatë kontrollove të shumta që u kryen në zonën e rrethinave të Shkodrës gjatë orëve të mbrëmjes.

Gjatë operacionit janë shoqëruar 5-6 persona për t’u marrë në pyetje, përfshirë edhe vëllain e Eljon Hatos. Edhe më herët, RENEA ka realizuar operacione të ngjashme në Shkodër dhe Tiranë për të arrestuar Haton, por pa sukses. Nuk dihet ende nëse operacioni është dekonspiruar, apo nëse Hato nuk ka qenë në shtëpi gjatë kontrolleve.