Përgjimet e publikuara në media në lidhje me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, tregojnë se si mediat i kanë shërbyer Erion Veliajt, se si ai ka kërcënuar, manipuluar apo ka kërkuar të ushtrohet presion ndaj prokurorëve dhe institucioneve të drejtësisë.
Në përgjimet e tjera të publikuara dalin në pah inskenimet nga skutat e burgut të Durrësit të dirigjuara nga Veliaj duke përdorur dhe si kamxhik pronarë mediash
1-Erion Veliaj përdor Mero Bazen për inskenimin e 2 milionë eurove për të cila mediat e pushtetit shkruanin se ishte paguar prokurori për dosjen e tij.
2- Në orën 09:31, Erion Veliaj i kërkon Ajolës që të bisedojë me Meron dhe me KM e t’u marrë një këshillë, pasi Erioni kërkon të dijë që në postimin e fundit të hënën, të tregojë pa dhënë shumë detaje se sa është kërkuar për kokën e tij. I thotë se këtë gjë e ka me dëshmitarë, me Dokushin, Isuf Berberin dhe Myslim Murrizin.
3- Veliaj kërkon të takohet Arbri me Meron se ka nevojë për këshillë Erioni për publikimin e lajmit.
4-Në orën 11:05, Erion Veliaj bisedon me Arbërin. Ky i fundit i thotë se ka biseduar me “shokun M” dhe i ka thënë se është lëvizje dëshpëruese dhe jo e mirë, pasi në fillim duhet bërë denoncimi, pastaj nga dëshmitarët, pastaj nga ti (Erioni). Erion Veliaj i thotë se duhet ta bisedojë me KM, jo me të tjerë, si dhe kërkon që t’i thotë që është gati t’ia provojë dhe të tregojë tre dëshmitarët që koka e tij vlen kaq.
5-Në orën 11:09, Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon që të bisedojë me KM dhe t’i thotë që Erioni ka këtë informacion. T’i thotë që për kokën e Erionit janë kërkuar dy milionë euro, o paguaj ose do të marrim pagesën që ka bërë dikush tjetër. I thotë që t’i shkuajë Edit, që për këtë gjë të dëgjojë Arbrin e vogël, ose Maznikun, ose Fugën, ose Meron. Erion Veliaj i thotë se nuk ka çfarë të bëjë me këtë informacion, pasi ai ishte takuar me Alban Dokushin, Isuf Berberin dhe Myslim Murrizin, dhe i kanë thënë që koka jote vlen dy milionë euro.
6-I kërkon Ajolës që të merret seriozisht me këtë gjë. Erioni gjatë bisedës me Ajolën është përsëritës, dhe sërisht i thotë në këtë komunikim, që t’i shkruaje KM-së që ka një informacion të rëndësishëm për t’i dhënë, pasi Erionit i kanë kërkuar dy milionë euro, ose koka e tij do ikë për lesh.
7-Në orën 15:24, Erion Veliaj bisedon me Arbërin, ky i fundit i thotë se ai tha jo në mënyrë kategorike, por nuk i kishte dhënë asnjë arsyetim. Erioni i thotë se bënë mirë që e pyetën, pasi ai, e di sa shkon pazari aty.
8-Në orën 15:43, Arbëri bisedon me Erion Veliajn dhe i thotë që të hënën do të vijnë dy amerikanë (avokatët) dhe do të bëjnë një deklaratë për median, ku do të flasin për standardet, do të përcjellin mesazhin që “The world is watching”. Erion Veliaj i thotë që duhet të gjejnë një hotel, një konferencë shtypi për amerikanët, por Arbëri i thotë “Not worry”. Në vijim të komunikimit, Arbëri i tregon edhe ecurinë e konferencës së avokatëve që ishte planifikuar, ku i tregon se ka shkuar shumë mirë dhe tani do të fillojë të shpërndahet. Erion Veliaj i kërkon Arbërit që “të merret pak me gjërat. Tuesday është important, është kshu Life or Death”
1-Veliaj flet me Arbër Veliaj dhe ky i fundit e informon se Redaktori thotë se çdo gjë është ok.
2-Ajola Xoxa e vë në dijeni si shkon konferenca me gazetarët dhe se nuk pati asnjë problem.
3-Në datën 08.03.2025 në orën 11:09, Erion Veliaj bisedon me Arbrin në lidhje me takimin me avokatët amerikanë, për të cilën Arbëri i thotë se ditën e hënë do të organizojë një takim me avokatët amerikanë(nënkupton në IEVP Durrës).Erioni e pyetën Arbrin se si ka mundësi është bërë publike kontrata me Amerikanët, bashkë me shumën, për të cilën Arbrin thotë se ka kaluar në shumë institucione dhe është transparente.
4-Në orën 20:41, Erioni bisedon me Arbërin dhe i thotë se është shumë e rëndësishme që të kemi mbështetjen e Redaktorit. Arbëri i shprehet se i kanë thënë që e kanë mbështetjen.
Në vijim, Erioni i kërkon të bisedojë me Meron dhe me të gjithë ata,se nuk duhet të perceptohet që e kanë lëshuar veten tani në fund. Erioni i thotë: “Fol një cik me Fatmirin dhe me të tjerët, të gjithë ushtrinë”.
5- Në datën 09.03.2025 në orën 11:58, Erioni bisedon me Arbërin dhe ky i fundit i kërkon të mos përmendë emra në bisedë.Erioni i thotë në gjuhë angleze se ka vetëm një ditë, dhe nëse nuk fitojnë, do të jetë këtu (IEVP) për një kohë të gjatë. I kërkon që avokatët të përgatiten mirë, me argumenta, me amerikanët. Konkretisht, Erioni shprehet: “We have only one day” “One day edhe if We don’t Win im gonna be here along time”
6-Në orën 11:59, Erioni bisedon me Ajolën, të cilës i thotë se po shikonte lajmet dhe ka parë që një nga Gjykata e Lartë ishte tërhequr një nga gjyqtarët për rekursin e saj. Sipas bisedës, Erioni thotë se është tërhequr për shkak të konfliktit të interesave, por i kërkon mos të përmendë emra.Erioni i thotë se mos të harrojë, të martën ose është këtu për një kohë të gjatë, ose do të dalë, kshu që e dini vetë çfarë duhet të bëni.
7-Në orën 18:53, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, të cilës i thotë se në orën 19:00 do të shfaqet në intervistë te Euronews, dhe prandaj i telefonon shpesh në këto orare, pasi në IEVP mbyllin telefonat, i fikin dhe nuk i lënë të komunikojnë. Erioni i thotë se kështu ka ndodhur edhe kur ka dhënë intervistën te Report TV apo te Top-i./ CNA