Ballina Politika Alesia Balliu: Doktor nuk luftohet krimi, duke futur në listën e sigurt...

Alesia Balliu: Doktor nuk luftohet krimi, duke futur në listën e sigurt kandidatin e Suel Çelës!

34
0

Nëpërmjet një statusi në profilin e saj në Facebook, Alesia Balliu, ish-kandidate e Partisë Demokratike në garën e primareve, ka reaguar ashpër pas vizitës së Sali Berishës në Elbasan dhe prezantimit të kandidatëve për deputetë.

Me tone kritike dhe ironi të theksuar, Balliu e cilëson situatën aktuale si një “tragji-komedi”, duke akuzuar drejtuesin historik të PD-së për përdorimin e dyfishtë të standardeve në raport me krimin.

Ajo vë në dukje paradoksin e denoncimit publik të grupit të Suel Çelës, ndërkohë që, sipas saj, ky grup ka qenë më parë i përdorur nga vetë Berisha për interesa politike, përfshirë mbledhjen e firmave në mbështetje të foltores në vitin 2021.

Në të njëjtën kohë, ajo thekson se fisi kundërshtar i Çelës, Çapjat, tashmë ka përfaqësim në listat e sigurta të PD-së, duke e konsideruar këtë si një tjetër formë pazari me krimin.

Nuk luftohet krimi duke bërë pazare me një palë dhe duke sulmuar tjetrën,” shkruan Balliu në reagimin e saj, duke akuzuar se Partia Demokratike ka humbur busullën dhe vijon të jetë e kapur nga interesa personale dhe ndikime të errëta.

Sipas saj, demokratët e vërtetë nuk e kanë harruar kalvarin 12-vjeçar të sakrificave të kota, të cilat i kanë shërbyer më shumë pazareve të individëve sesa betejës për drejtësi dhe ndryshim.

Ky reagim i fortë vjen në një moment kur PD e Berishës po duket sikur po bashkëpunon me krimin e organizuar për të larguar Ramën nga pushteti.

Më poshtë postimi i plotë i Balliut:

Ironikisht, ajo që po ndodh në Elbasan është tragji-komedi.

Sot lideri i opozitës kërcënoi nga foltorja e prezantimit të kandidatëve për deputetë në Elbasan ato që ai i quan banda, grupin e Suel Çelës!

Ky fatkeq i përdorur nga mafia e vërtetë që është sot partia në pushtet e që ish kreu i opozitës aktuale i ka bërë qokat, nuk ka asnjë përfaqësues të fisit të vet kandidat.

Ndërkohë, fisi Çapja, kundërshtarët e tyre, kanë një kandidate në listat e sigurta te PD .Nuk luftohet krimi duke bërë pazare me një palë dhe duke sulmuar palën tjetër, që dikur i përdore vetë, për të mbledhur firmat e foltores në 2021.

Demokratët e vërtetë i dinë të gjitha e nuk të falin më 12 vjeçarin e kalvarit të mundimshëm, që i shërbeu pazareve e interesave okultë të individëve të veçantë në PD.