Lionel Messi ka vazhduar duke dhënë kontribut për skuadrën e tij Inter Miami në MLS.
Inter Miami ka luajtur baras 1-1 në përballje me Toronton duke humbur edhe pozitën e parë në Konferencën e Lindjes.
Fillimisht në minutën e 38-të Messi shënoi për 1-0, por goli i argjentinasit u anulua për shkak të një ndërhyrje të palejueshme.
Pas kësaj ishin mysafirët që kaluan në epërsi me Federico Bernardeschin që shënoi nga afërsia për 0-1.
Megjithatë Messi doli sërish në skenë në minutën e pestë shtesë duke shënuar një gol të bukur për të barazuar shifrat në 1-1. Për Messin ky ishte goli i tretë këtë kampionat, teksa ka edhe dy asistime.