Ballina Kulturë “Shtetit të ‘përbashkët’ askush s’i jep vaksinë”

“Shtetit të ‘përbashkët’ askush s’i jep vaksinë”

19
0

Nga Kalosh Çeliku

Nana. Babai kur u ndava nga Gruaja e Parë

U përpoqën, si Poet të më këthejnë në Shtëpi!

Erdhën, deri në Prishtinë. Dhe, me plotë magji:

U arratisën me ilahi. E, “hajmali” përqafe

Hoxhë Çershfit, të kënduara në Këçovë?!

“Shpëtojnë” me “Din e Iman”. Haxhi turk

Përcjellin, në Qabe: Te Baba Dovleti Turqisë:

Xhadia, Gruaja ime e parë pakurorë. “besnike”.

Shtëpi strehimi, kisha “Arabeskën”, në Prishtinë

I nxorrën disa mollë të kuqe mbi tavolinë.

Vërtetë, ishin të mëdha: t’i hante edhe Syri

Jo, dhe Shpirti! Që, ka probleme me Poezinë.

Përçudi, asnjërën nuk e preka dot me dorë

Vëllai, humbi durimin. U sulë ndaj mollëve:

Luftë, armikut! Burra, bini me duar e këmbë!

Shkak, që gruaja e tij ia përmendte shpeshëherë:

Kaloshin, nuk e zunë magjitë. Ama, ty të zunë.

Histori, që e mësova më vonë, në Prishtinë.

Mollët e kuqe, i kishte “shpërla” Hoxhë Çershafi

Edhe, atë: Ditën, mes haxhuxheve Zajazit.

Hoxha, ndërroi metodën e “shërimit” të viktimave

“Patriotë Kuqezi” partiak. “Ezan”, thirri në mianre!

Magjitë, filloi t’i zëvendsojë me “hajmali” përqafe.

Pantollonave. Fanelleve. Dihet: Nuska “Liri”

Raki rrushi. Xhinde, që s’i përzen Hoxha i “Allahut”?!

Babai, një ditë me inatë i tha në mes të Pazarit:

Hoxhë, nuk e zënë hajmalitë e Hoxhë “Allahut!”?

Kotnasikoti dhash para, sjell në Jetë “Shejtanin”

Xhindet, ende e hudhin majë lisave, mbi çati.

Hoxha i Allahut, iu përgjigjë me lutje: A, vjen Ai

Ndonjëherë, në vendlindje? Qytet, në Kërçovë?

Po. Iu përgjigjë Babai, plot gojën me shpresë:

Ditëve të shtuna e ke në Qytet. Dihet, në Tavernë.

Kokëmëkokë, me ibrikë raki rrushi. Shtamaverë.

Atëherë , duhet të ma tregosh si duket ky “shejtan”

T’ia varë përqafe hajmalinë e fundit. Baba Shehut!
Shkaku: E, kam dëgjuar rastin e tij si fëmij me xhinde.

Mjekët, pas dy viteve shërimi, heqin dorë në Shkup

Me porosinë, shikoni t’i gjeni ndonjë tjetër “Ilaç”!

Hajmali. Gatrraçe Plakash. Huhuje Baba Shehu

Ndoshta, e zënë kësaj radhe, hipin në “BabaTomor”!

Një ditë vere, kur Unë erdha në Vendlindje, Kërçovë

Asaj kohe Qorre me flokë të zeza, gjata pas shpine:

Mjekrën e zezë dypëllëmbë. Shtëllunga Baba Shehu

Gunën e zezë, hedhur krahëve zvarrë nëpër Qytet.

Babai, shfrytzoi rastin, tha: Ja, Ai është matanë rruge!

Hoxha i Allahut, ia priti plumb mesdite. Diell me rreze

Minçe! A, bën mos vish më për Kaloshin! “Shejtanin”!

Atë, nuk e zënë magjitë. As hajmalitë e Hoxhë Çerqafit

Ia gjeni ndonjë Haxhuxhe. Babasheh të “Baba Tomorit”!

Ndoshta, e zënë? E shërojnë Plakat. Ia përzënë xhindet

Dhe, një ditë me “Din e Iman” Hajmalitë e Çerqafit?!

Dihet, Dje: Shpëtova nga Hoxhë Çerqafi. Dhe, Babai

Nana, familje hoxhallarësh. Shtamat me verë. Gruaja.

Po, befas më zuri në pusi: Hajmalia e Hoxhë Asdrenit

Hoxhë Rumunie. Mik besnik i Asdrenit. Dhe, Shtëpisë.

Por, jo: Edhe, nga xhindet e Katundit rrëzë “Çukës”

Dexhalli me trumbeta. Që, më hudhin dorë më dorë:

Dje, mbi Çati. Sot, majë lisave nën “Rrap”, në Shkup…

(Unë dhe Rrugaçja

e egër Poezi)

Ditën, sot e kaluam në Tavernë, “Paris”

Kokë më kokë. Dihet, me mall e muzikë.

Përballë, Dy shtamave me verë. Që:

Dalldisen. Na japin gjak. Dhe , poezi.

Përmëkeq, në kërkim: Një Jetë Nate!

Muzikë. Edhe, përcjellim Natën. Terrin

Gjoks më gjoks. Herët, e presim Agimin.

Poezia kërkon të hapur një furrë buke

Mend, që e mbante para disa viteve:

Në lokalin e furrës, gjejmë Kazino?!

Dhe, disa vende i shëtitëm për furrë buke

Askund. Dikur, hoqëm dorë nga “luksi”.

Mezi e gjetëm një lokal Nate, në Shkup

Gëzim, hymë ta presim Agimin. Diellin.

Muzikë YU e atyre viteve mia studentore

Vërtetë, sonte për to më kishte marrë malli.

I them Poezisë: Të presim ndonjë “Beatles”

“Rolling Stones”. Ose, një grua Jenis Joplin!

Që, sonte të çohem e kërcej pak “çmenduri”

Hallaketem, si atyre viteve në Prishtinë.

Ndodhi. Ishte muzikë “vëllazërim – bashkimi”

Muzikë, që na përcillte të lumtur në Shqipëri.

Herët, pastaj, me gjithë lecka ikinim në Shtëpi

Mëkotë, pritëm Diellin me rreze para Agimit.

Ditë, kur dolëm nga lokali natës mësuam, se:

Në diskotekë dëgjohet edhe, sot: YU muzikë.

Rrugës duke e mbajtur njëri-tjetrin përkrahu

Përcjell Poezinë në shtëpi. Lagje në gjumë.

Mezi, e gjetëm pallatin. Dritaret pa drita

E hip shkallëve errëta. Hap derën me çelës

Struket në shtrat, mos e hanë derrat e egër.

Përmes pallateve duke u kthyer në shtëpi

Papritmas, dy plicë nate ma presin rrugën?!

Edhe, n’Agim më kërkojnë kartë identiteti

Ua jap, dihet. Përmes toki-vokit i thotë shefit:

E kapëm… Matanë, i përgjigjet shefi: Cilin?

“Armikun”, që ndoqëm gjithë natën e gjatë:

Kalosh Çelikun. Qeshi, shefi në errësirë.

Ehu! Nateditë e kemi nën “Rrap”. “Bit-Pazar”

E, ju e paskeni kapur, në “Kisella Vodë”*?!

Urdhëroj, lëshoheni! Pyeteni, a ka nevojë

Ta përcjellim si poet me makinë në shtëpi?!…

Polici, më thotë: Ke, fat! Shefi na urdhëroi

Me makinë të të dërgojmë edhe në shtëpi.

Jo, shkurt: u përgjigjem, Unë. Faleminderit

Këmbë deri sot, në Shtëpi kam ecur vetë i dyti:

Unë, Vetë. Dhe, Rrugaçja ime e egër. Poezi…

(Shtetit të “përbashkët”

askush nuk i jep vaksinë)

Pakgjë, Sot është e shëndoshë. Bio

Gjithëçka, është e sëmurë me plagë.

Institucione. Shteti i ”përbashkët”

Politikanë. Poetë, me Libra artistik.

Popull universitar. “Artistë” partiak

E, shumë pak krijuesë të Lirë. Gjeni.

Thesi grisur, mbushur me politikanë

“Artistë” politik. Janë, me Covid -19.

Shtet i “përbashkët”, që i mbyllë Sot

Shtëpitë Botuese të Librit. E, hapë:

Shtëpi Publike. Dhe, Kazino bixhozi.

Shteti “përbashkët”, që lufton artistët

Dhe, stimulon: Kulturofagët e librave.

Pa vlera artistike. E, Shtëpi Botuese

Profesion, kanë: Tezgat e tollumbave.

Shteti “përbashkët” me politikanë

Dhe, “Artistë”. Është, me Covid -19.

Përçudi, askush nuk i jep vaksinë…

Nga libri: ATDHEU Burrë pa Grua (përzgjedhje, 2025).