Ballina Kronika 19-vjeçari humb kontrollin mbi makinën në hyrje të tunelit të Murrizit, katër...

19-vjeçari humb kontrollin mbi makinën në hyrje të tunelit të Murrizit, katër persona përfundojnë në spital

17
0

Rreth orës 23:45, në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos, shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët shtetasit K.Gj., U.M dhe F.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.