Ballina Kulturë Mbërrin në Durrës anija e parë muze ‘Art Explora’ që lëviz nëpër...

Mbërrin në Durrës anija e parë muze ‘Art Explora’ që lëviz nëpër botë

24
0

Anija e parë muze në botë, “Art Explora”, ka mbërritur në Portin e Durrësit, si pjesë e një turneu kulturor mesdhetar që do të zgjasë deri në vitin 2027.

Festivali që ajo ofron, krejtësisht falas, sjell përvoja artistike dhe edukative për publikun, përmes ekspozitave, shfaqjeve, koncerteve dhe punëtorive, si në bordin e anijes, ashtu edhe në hapësira të dedikuara në qytet.

Në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe aktorë të ndryshëm të fushës së kulturës, ky projekt synon të krijojë ura të reja mes vendeve dhe qytetërimeve të Mesdheut.

Në Shqipëri, aktivitetet do të zhvillohen nga 10 deri më 21 prill në Durrës dhe Tiranë.