Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, gjatë një konference për media me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë, theksoi rëndësinë e reformës në drejtësi për Shqipërinë.
Ajo theksoi se BE-ja kërkon një sundim të ligjit të fortë dhe një sistem gjyqësor të pavarur, ku qytetarët të shohin që lufta kundër korrupsionit po merret seriozisht dhe po jep rezultate.
Kallas u shpreh se paratë e taksapaguesve duhet të shkojnë në vendet dhe projektet e duhura, duke u siguruar që investimet e bëra për të forcimin e sistemit të drejtësisë të përdoren siç duhet. Ajo theksoi se reforma në drejtësi është thelbësore për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe për të garantuar një shtet të së drejtës.
Kaja Kallas: BE kërkon sundim të ligjit. Gjykatat të kenë pavarësi dhe qytetarët duhet të shikojnë që të gjithë po e marrin seriozisht luftën kundër korrupsionit. Paratë e taksapaguesve të shkojnë aty ku duhet.