Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria e ardhshme është e pamundshme të krijohet pa koalicione qeverisëse.
Ai tha se qëllimi i LVV-së ishte të formonte qeverinë vetëm, mirëpo rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit e determinon nevojën për koalicion, andaj edhe iu kanë drejtuar me ftesë Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Politika nuk ndërtohet mbi urrejtjen dhe dashurën. Politika është me i kuptu interesat”, tha Konjufca.
Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka dhënë emrin e kryetarit të Kuvendit.