Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, tha se ka “hendek të madh” mes tyre dhe LVV-së.
Megjithatë, ajo nuk bëri të ditur si do t’i përgjigjet kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ftesës për takim, kryetarit të LVV-së, Albin Kurti.
Madje ajo mohoi që kryesia e LDK-së do të mblidhet sot për diskutuar për këtë ftesë.
Sipas saj takimi mes nënkryetarëve të LDK-së do të jetë i zakonshëm.
Këto komente ajo i bëri pas pjesëmarrjes në takimin konsultativ në Kuvend për seancën konstituive të 15 prillit.