“Shqipëria nuk mund ta ndreqë dot botën, por populli shqiptar ka në dorë të shpëtojë nderin e vet”
Por kjo vizitë e Ramës nuk është pritur aspak mirë nga Arlind Qori, kreu i “Lëvizja Bashkë”, i cili është shprehur se kryeministri turpëroi Shqipërinë. Sipas Qorit, Rama nuk tha asnjë fjalë në fjalimi ne tij për palestinezët e Gazas që kanë humbur jetën në luftë. Ai shton se Shqipëria nuk mund ta ndreqë dot botën, por populli shqiptar ka në dorë të shpëtojë nderin e vet.
“Gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarët shpëtuan jo vetëm hebrenjtë, por sipas parimit ‘kush shpëton një jetë të pafajshme ka shpëtuar krejt njerëzimin’ shpëtuan edhe njerëzimin. Kësisoj edhe nderin tonë si popull.
Sot kryeministri i Republikës së Shqipërisë, gjatë vizitës në Izrael, na turpëroi duke mos thënë çerek fjale për dhjetëra mijëra viktimat e pafajshme në Gaza (sipas një artikulli të Reuters-it, mbi 15,000 palestinezë të vrarë janë nën 18 vjeç). Shqipëria nuk mund ta ndreqë dot botën. Por populli shqiptar ka në dorë të shpëtojë nderin e vet.”- shkruan Qori.