Portieri i Kombëtares së Gjermanisë, Marc-Andre ter Stegen është rikthyer në stërvitje me Barcelonën.
Sot, portieri gjerman për herë të parë që nga shtatori i vitit të kaluar, u stërvit me ekipin spanjoll.
Ter Stegen u lëndua në shtator të vitit të kaluar, në ndeshjen kundër Villarrealit.
Lëndimi i tij solli në Barcelonë të pensionuarin, Wojciech Szczesny – i cili nuk ka humbur asnjë ndeshje kur ka startuar.